Dr.Sc. Ali Gashi

Dr. Ali Gashi ka lindur me 11.10.1960 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë- Dega e Stomatologjisë në Prishtinë në vitin 1988.

Pranohet si asistent në vitin 1992 në lëndën Kirurgjia Orale- Dega e Stomatologjisë, Prishtinë.
 Specializoi në lëndën e Kirurgjisë Orale në vitin 2000.
 Studimet posdiplomike të magjistraturës i kreu në Prishtinë, ndërsa ato të doktoratës në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës. Është mësimdhënës në kolegjin “Fama”.

Gjatë këtyre viteve të karierës arsimore, profesionale dhe shkencore ka të publikuara dhe të kumtuara mbi 60 punime, si dhe është autor i monografisë “ Dhëmbët e impaktuar” (2017).

Krahas punës arsimore, profesionale dhe shkencore, Dr.sci. Ali Gashi ka ushtruar edhe detyra udhëheqëse si dhe ka qëndruar në vende të ndryshme për përsosje profesionale:

Jeton në Prishtinë. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.