Komunikatë për Media

Përmes kësaj komunikate, Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot, me datë 20 Gusht 2020, në orën 21:00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj për nder të profesionistëve shëndetësorë të cilët humbën jetën nga Covid-19, si dhe të shërbejë si mbështetje të profesionistëve shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.
Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21:00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë.
Odat e Profesionistëve Shëndetësor