FDI i përgjigjet udhëzimeve të fundit të OBSH-së për ofrimin e shërbimeve stomatologjike në kontekstin e COVID-19

Ofrimi i shërbimeve stomatologjike mund të vazhdojë gjatë COVID-19, por duhet të përputhet me rekomandimet zyrtare në nivel kombëtar ose lokal të një shteti.
Këtë deklaratë e ka publikuar Federata Botërore Stomatologjike (FDI) në përgjigje të lëshimit të dokumentit “Konsideratat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ofrimin e shërbimeve themelore stomatologjike në kontekstin e COVID-19”, më 7 Gusht 2020.
Keq interpretimi i dokumentit të OBSH-së ka çuar në konfuzion të gjerë dhe në qarkullimin e informacionit të pasaktë dhe mashtrues në disa media. FDI dhe shoqatat e saj anëtare janë të angazhuara për të krijuar siguri dhe mirëqenie të komuniteteve dhe pacientëve që u shërbejnë. Përkundër raporteve të fundit të mediave, njerëzit mund të vizitojnë me siguri stomatologun për të marrë shërbime të shëndetit oral, në kontekstin e COVID-19, nëse rregullat e një shteti e lejojnë këtë.

Brenda konsideratave të dhëna, OBSH shprehet se shërbimet stomatologjike – përfshirë kujdesin rutinor të kujdesit oral, siç janë kontrollet, pastrimet e dhëmbëve dhe kujdesi parandalues ​​- mund të vazhdojnë gjatë pandemisë COVID-19, në ato vende ku ka pasur një ulje të mjaftueshme të shkallës së transmetimit nga transmetimi në komunitet në rastet e grupimeve. FDI e konsideron botimin e OBSH-së si një dokument ‘udhëzues’ dhe jo ‘direktivë’, pa paragjykuar që “me një zgjidhje t’i përshtaten të gjitha shteteve”. Prandaj, direktivat zyrtare që janë tashmë në fuqi në nivel kombëtar ose lokal mund të ndryshojnë dhe duhet të ndiqen.

FDI përforcon qëndrimin se kujdesi shëndetësor oral është thelbësor për ruajtjen e mirë të shëndetit të përgjithshëm dhe kujdesi rutinor është i nevojshëm për zbulimin, parandalimin dhe kontrollin e hershëm të sëmundjeve me gojë. FDI mbron që të shfrytëzohet çdo mundësi për të forcuar mesazhet e promovimit të shëndetit oral dhe parandalimit si ndihmë në uljen e nevojës për vizita të panevojshme. Por në të njëjtën kohë qeveritë duhet të sigurojnë qasje të vazhdueshme dhe të barabartë në shërbimet thelbësore të kujdesit shëndetësor oral, si dhe disponueshmërinë e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse personale (PPE), për të shmangur një barrë edhe më të madhe për sistemet shëndetësore në të ardhmen.
FDI dhe afërsisht 200 shoqatat e saj anëtare në 130 vende kanë vendosur masa për të siguruar që pacientët dhe stafi të mbrohen në mënyrë të duhur nga rreziku i infeksionit për të shmangur transmetimin viral, siç janë:
  • kontrollimi dhe gjurmimi i pacientëve;
  • zbatimin e masave të rrepta të higjienës së duarve dhe dezinfektimit;
  • sigurimi i disponueshmërisë dhe përdorimit të saktë të PPE nga i gjithë stafi;
  • zbatimi i distancës fizike dhe përdorimi i maskave nga pacientët në dhomat e pritjes;
  • shfrytëzimi i tele-stomatologjisë për konsultat e pacientëve;
  • kryerja e masave të rrepta të sterilizimit për të gjitha instrumentet, mjetet dhe pajisjet stomatologjike;
  • ventilimi i ordinancave stomatologjike për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të COVID-19.

Është me rëndësi të madhe hulumtimi i mëtutjeshëm lidhur me transmetimin e COVID-19, përfshirë konsideratat specifike për praktikën stomatologjike, në mënyrë që rekomandimet të evoluojnë sipas provave të reja. Prandaj del edhe zbatimi i lejimit të protokolleve më të sigurta të kujdesit shëndetësor oral. FDI do të kontribuojë në këtë bazë të provave duke publikuar, shumë shpejt, gjetjet kryesore nga një studim global që mbledh informacione nga 92 shoqata kombëtare stomatologjike nga 80 vende, me qëllim të përcaktimit të strategjive të përbashkëta që kanë qenë efektive në parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 brenda ambienteve stomatologjike, globalisht.