DEKORATAT

Oda e Stomatologëve të Kosovës ndan këto 4 lloje të dekoratave:

  1. DEKORATA “NDERI I STOMATOLOGJISË KOSOVARE”
  2. DEKORATA PËR ARRITJE SHKENCORE;
  3. MIRËNJOHJA E ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS;
  4. ÇMIMI VJETOR I ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS.

 

1. DEKORATA “NDERI I STOMATOLOGJISË KOSOVARE”

I jepet stomatologut në rastet kur për veprat dhe emrin e tyre nderojnë komunitetin e stomatologëve brenda dhe jashtë vendit; të ketë veprimtari të shquar dhe cilësore në fushën e stomatologjisë në vijueshmëri; të ketë veprimtari ose vepra të njohura profesionale dhe shkencore si brenda dhe në mënyrë të veçantë jashtë territorit të Republikës së Kosovës; të ketë kontribut të shquar dhe merita të veçanta në fushën e stomatologjisë.

 

2. DEKORATA PËR ARRITJE SHKENCORE E ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS

I jepet anëtarit të Odës i cili ka të arritura të vërtetuara në fushën e stomatologjisë, me kontributin e shprehur në nivel evropian dhe botëror.

 

3. MIRËNJOHJA E ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS

I jepet anëtarit të Odës dhe individëve të tjerë, institucioneve, organizatave, shoqatave dhe personave juridik për dhënien e kontributit të çmueshëm për Odën, për dhënien e kontributit në promovimin e vlerave të Odës, programeve, projekte dhe qëllimeve thelbësore të Odës në Republikën e Kosovës dhe jashtë vendit; anëtarit të Odës pas vdekjes si shenjë mirënjohjeje dhe
falenderimi për anëtarësi të përgjegjshme shumëvjeçare dhe kontribut në punën e Odës së Stomatologëve të Kosovës si dhe në dhënien e shërbimeve stomatologjike për popullatën e Kosovës.

 

4. ÇMIMI VJETOR I ODËS SË STOMATOLOGËVE TË KOSOVËS

I jepet anëtarit të Odës i cili ka publikuar punimin e vet origjinal shkencor, në revistat shkencore me faktorin e indeksuar të ndikimit (Impact factor) së paku 1 në bazën e të dhënave Web of Science apo Scopus; anëtarit të Odës i cili në mënyrë të veçantë, me veprimtari të jashtëzakonshme ka mbrojtur të drejtat e stomatologëve dhe ka kontribuar në promovin e interesave të stomatologjisë kosovare.

 

DEKORATA “NDERI I STOMATOLOGJISË KOSOVARE”

Prof. Dr. Beqir Lupçi
Prof. Dr. Rifat Ymeri (post mortem)
Prof. Dr. Qamile Jaka (post mortem)
Prof. Dr. Jashar Dula (post mortem)
Prof. Dr. Adil Raka
Prof. Dr. Hasan Mehmeti
Prof. Dr. Agim Islami
Prof. Dr. Osman Sejfija
Prof. Dr. Veton Hoxha

 

DEKORATA PËR ARRITJE SHKENCORE
Prof. Asoc. Dr. Ferit Koçani

 

MIRËNJOHJE
Dr. Afrim Abazi
Dr. Alban Kurti
Dr. Ali Prebreza
Dr. Ali Tahiraj
Dr. Ardian Nika
Dr. Astrit Sokoli
Dr. Bashkim Zuka
Dr. Besim Ademi
Dr. Bylbyl Reçica
Dr. Donika Bajrami
Dr. Ekrem Çitaku
Dr. Fehim Haliti
Dr. Hasan Salihu (post mortem)
Dr. Hazir Osaj
Dr. Ilir Shala
Dr. Ilmi Caka
Dr. Jemin Zeqiri
Dr. Kastriot Meqa
Dr. Kreshnik Spahija
Dr. Kujtim Shala
Dr. Lendita Islami – Nallbani
Dr. Lindita Ismaili – Guda
Dr. Lumturije Asllani
Dr. Naser Bytyqi
Dr. Oruč Karadolam (post mortem)
Dr. Shqiprim Bajrami
Dr. Suzana Ismeti
Dr. Tefta Mjekiqi

Dr. Valdet Lajçi
Dr. Visar Bunjaku
Dr. Zenel Ahmeti