Kërkesë e Kryetarit të OSK-së drejtuar Ministrit të Shëndetësisë për mbështetje financiare të specializantëve të stomatologjisë

Duke u bazuar në detyrat e Odës së Stomatologëve të Kosovës në mbrotjen dhe promovimin e profesionistëve shëndetësorë, stomatologëve në sektorin publik dhe privat, Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi i është drejtuar Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Zt. Armend Zemajt, me një kërkesë për mbështetjen financiare të specializantëve nga lëmitë e stomatologjisë të cilët janë me vetëfinancim.

Kjo kërkesë propozohet të realizohet përmes programit për subvencionimin e specializantëve, ashtu siç është bërë edhe më parë.

Më shumë informata lidhur me këtë kërkesë mund të gjeni në këtë vegëz.