Zëvendës Kryetar

Petrit Loci

Dr.Petrit Loci ka lindur në Pejë më 01.10.1981 ku dhe ka mbaruar shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Studimet I ka kryer në Fakultetin e Mjekësisë dega Stomatologji në Universitetin e Tiranës me 30 Qershor 2006.

Nga shtatori I vitit 2006 ka punuar për tre vite si Profesor në lëndet Morfologji e dhëmbit dhe Protetikë Fikse e Mobile në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë.

Në fund të vitit 2006 është punësuar si Stomatolog në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë deri në 28 Janar të vitit 2014 ku është emëruar si Drejtor i Shëndësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës.

Në vitet 2014-2017 ka qenë anëtarë i Kryesisë në Kolegjiumin e Shëndetësisë në Asociacionin e Komunave të Kosoves.

Në zgjedhjet e fundit të Odës së Stomatologëve është zgjedhur delegat I kuvendit nga regjioni I Pejës.
Jeton në Pejë. Është i martuar dhe baba i një fëmiju.