Njoftim
Të nderuar anëtarë,
Oda e Stomatologëve të Kosovës, në mbështetje të Qarkores Informative Nr. 09/2025 të datës 08.08.2025 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bazuar në:
- Ligjin Nr. 04/L-125 për Shëndetësi (nenet 49, 50, 51, 52 dhe 53),
- Udhëzimin Administrativ Nr. 11/2013 për Sistemin e Informatave Shëndetësore dhe Raportimin e të Dhënave Statistike Shëndetësore (nenet 3,4,5,6,11 dhe 13),
Njofton të gjitha institucionet shëndetësore private që ofrojnë shërbime stomatologjike se janë të obliguara të raportojnë sëmundjet masovike jo-ngjitëse dhe sëmundjet malinje në Divizionet e Statistikave Shëndetësore në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik.
Raportimi bëhet përmes:
- Fletëparaqitjes për Sëmundjet Masovike Jo-Ngjitëse
- Fletëparaqitjes për Sëmundjet Malinje
- Afatet dhe procedurat për raportimit janë të përcaktuara në nenet 11 dhe 18 të UA Nr. 11/2013.
Ftojmë të gjitha institucionet anëtare të përmbushin këtë obligim ligjor në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të bashkëngjitura i gjeni:
- Qarkoren Informative Nr. 09/2025 – [Shkarko]
- Ligjin Nr. 04/L-125 për Shëndetësi – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8666
- Udhëzimin Administrativ Nr. 11/2013 – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=9888