KOMUNIKATË PËR SHTYP

Odat e Profesionistëve Shëndetësorë shprehin distancim publik nga drafti aktual i Ligjit për Shëndetësi

Odat e Profesionistëve Shëndetësorë gjatë takimit të mbajtur sot, me datën 02/10/2024, kanë analizuar në parim draftin e ligjit për shëndetësi të dërguar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

OPSH njëzëri kanë konstatuar se që nga takimi i grupit punues për plotësim/ndryshimin e Ligjit për shëndetësi 04/L-125 në Prizren, Qershor 2022, ne si anëtarë të këtij grupi punues, asnjëherë nuk jemi ftuar dhe as konsultuar fare për këtë draft të projektligjit, duke shmangur kështu obligimin ligjor nga MSH, për përshirje të OPSH-ve në këtë proces.

Ky draft ligj, paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale të cilat tashmë paraqesin ndër sukseset dhe reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor të pasluftës duke mundësuar vetëadministrim të profesionistëve shëndetësor përmes odave përkatëse sipas praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Një tendencë e tillë centralizuese është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellorusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia.

Vetë draft ligji është në kundërshtim edhe me programin e qeverisë akutale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë me Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Përmbajtja e këtij këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për odat e profesionistëve shëndetësor, ligjin për zyrtarë publik, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe paisje medicinale, ligjin për prokurimin publik.

OPSH kanë formuar grup punues për të analizuar përmbajtjen dhe për të dalur me rekomandime dhe komente konkrete për përmbajtjen e këtij draft ligji.