Miratohet Kodi Etik dhe Deontologjia Stomatologjike

Të nderuar anëtarë,

Me kënaqësi njoftojmë se, pas një procesi të kujdesshëm konsultimi të përgjithshëm dhe shqyrtimi, Kuvendi i OSK-së në mbledhjen e mbajtur dje, me date 25.11.2024, ka miratuar unanimisht Kodin Etik dhe Deontologjinë Stomatologjike.

Kodi është një dokument udhëzues i cili është i detyrueshëm për të gjithë profesionistët e stomatologjisë që ushtrojnë këtë profesion në territorin e Republikës së Kosovës.
Kodi mbulon disa aspekte kyçe, përfshirë: Përgjegjshmërinë profesionale për të siguruar që profesionistët stomatologë të respektojnë parimet humane dhe të ruajnë standardet më të larta të kujdesit për pacientët e tyre; mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe autonomisë së pacientëve, duke siguruar trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë; Integritetin dhe etikën në marrëdhëniet profesionale; respektimin e të dhënave dhe informacionit mjekësor; përputhshmërinë me legjislacionin dhe rregullat profesionale.