Njoftim
Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK, me datë 08.04.2025 (e marte) duke filluar nga ora 13:00, në QKMF Prizren do të mbahet ligjërata me temë: “Faktorët e rrezikut për karcinomat orale” nga Dr. Alban Olluri – Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale.
Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.