Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK, me datë 11.04.2025 (e premte) duke filluar nga ora 12:00, në QKMF Gjilan do të mbahet ligjërata me temë: “Menaxhimi i traumave dentare te fëmijët” nga Dr. Aida Rexhepi – Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive.

Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.