RIKUJTIM PËR RESPEKTIMIN E OBLIGIMEVE NË KUADËR TË EDUKIMIT TË VAZHDUESHËM PROFESIONAL (EVP) DHE MENAXHIMIT TË PORTOFOLIT PERSONAL

Të nderuar anëtarë,
Duke u bazuar në dispozitat e  nenit 16 paragrafi 2 dhe nenin 18 të Rregullores për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP), e që jeni të njoftuar edhe më herët me përmbajtjen e tyre si dhe për lansimin e platformës digjitale, ju rikujtojmë obligimin që brenda një periudhe pesëvjeçare nga data e lëshimit të licencës së punës, të grumbullohen gjithsej 100 pikë kredi nga pjesëmarrja në aktivitete të njohura zyrtarisht nga Oda.
Për më tepër, brenda çdo viti kalendarik, numri i pikëve të vlefshme për llogaritje duhet të jetë jo më pak se 15 pikë dhe jo më shumë se 25 pikë.
Duke patur parasysh këto rregulla, ju duhet të keni parasysh gjatë ngarkimit të certifikatave për pjesëmarrje në aktivitetet e ndryshme në kuadër të EVP-së në platformën digjitale, se pikët e EVP-së përllogariten për çdo vit individualisht, me këto kufizime:
  • Numri minimal vjetor i pikëve të vlefshme: 15 pikë;
  • Numri maksimal vjetor i pikëve të vlefshme: 25 pikë.
 Për çdo sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën për EVP.
Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës