Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK, me datë 16.04.2025 (e e mërkkure) duke filluar nga ora 11:00, në Poliklinikën në Pejë do të mbahet ligjërata me temë: “Vlerësimi i statusit biologjik pas trajtimit endodontik” nga Prof. Dr. Ferit Koçani – Specialist i Sëmundjeve të Dhëmbit dhe Gojës.
Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.