Njoftim

Diskutim publik mbi Statutin e Odës së Stomatologëve të Kosovës

Oda e Stomatologëve të Kosovës pas një procesi të kujdesshëm të shqyrtimit ka hartuar draftin e Statutit ri të Odës së Stomatologëve të Kosovës. Ju ftojmë të dërgoni sugjerimet, komentet dhe vërejtjet tuaja për të bërë një version sa më gjithëpërfshirës për anëtarët e OSK-së.

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@osk-ks.org me titull (subject) “Plotësim/ndryshimi i Statutit të Odës së Stomatologëve të Kosovës”. Afati përfundimtar i dorëzimit të kontributit tuaj me shkrim, është deri më datën 06.11.2025, në orën 15:00.

Bashkëngjitur me këtë njoftim, mund ta hapni draftin mbi “Plotësim/ndryshimin e Statutit të Odës së Stomatologëve të Kosovës”, duke klikuar këtu:

Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës