Numri i ri i Revistës së Stomatologëve të Kosovës
Të nderuar anëtarë,
Ju informojmë se numri më i ri i “Revistës së Stomatologëve të Kosovës” (V 4, Nr 2 / 2025) është tashmë i disponueshëm. Me këtë rast, më lejoni të shpreh vlerësimin për daljen e numrit të ri të Revistës së Stomatologëve të Kosovës, e cila nga ky numër do të botohet edhe në gjuhën angleze, si hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të saj.
Të gjithë anëtarët pëmes SMS-it do të pranojnë linkun për marrjen e formës elektronike të RSK-së.
Një falenderim i sinqertë për autorët, këshillin profesional dhe redaksinë që kanë investuar në realizimin e numrit të ri të RSK-së.
Gjeni të bashkangjitur linkun e revistës:
– https://osk-ks.org/wp-content/uploads/2025/12/Revista-RSK-2025-IV-2-eISSN-2790-1173-Forma-elektronike.pdf
Prof. Dr. Blerim Kamberi
Kryetar i OSK-së
