Vlerësimi i rrjedhjes apikale pas obturimit të kanalit të rrënjës së dhëmbit me materiale të ndryshme
AUTOR(ËT)
Violeta Vula, Nexhmije Ajeti, Astrit Kuçi, Miranda Stavileci, Vegim Vula
ABSTRAKT
Obturimi i tërësishëm i sistemit të kanalit të rrënjës së dhëmbit është një ndër fazat më të rëndësishme gjatë ter- apisë endodontike. Prandaj, qëllimi i këtij studimi in vitro, ishte që të vlerësohet dhe të bëhet krahasimi i mbushjes apikale me materialet endodontike me EndoRez pastë, Endomethason pastë, si dhe Resilon/Epiphany sistem, pas përpunimit të kanaleve të rrënjës së dhëmbit.
Mostrat e 80 dhëmbëve një rrënjësh të nofullës së sipërme u ndanë në tri grupe eksperimentale, varësisht prej materialit me të cilën u obturuan. Pas përpunimit me teknikën crown down, mostrat e grupit të parë u obtu- ruan me EndoRez pastë në kombinim me Thermafil ob- turatorin, mostrat e grupit të dytë u obturuan me Endo- methason pastë të kombinuara me sistemin Thermafil, si dhe mostrat e grupit të tretë u obturuan me pastën Epiphany në kombinim me Resilon. Mikrorrjedhja apikale është përcaktuar me anë të stereomikroskopit me anë të cilit është bërë matja e rrjedhjes së ngjyrës në të tretën apikale, si dhe rezultatet e fituara në mënyrë statistikore janë përpunuar dhe krahasuar me anë të t-testit.
Në grupet e përpunuara me teknikën crown down dhe të obturuara me Thermafil obturator dhe pastë të Endo- methason-it, rrjedhja mesatare e ngjyrës ishte më e lartë krahasuar me mostrat e obturuara me pastë të rezinës në kombinim me Thermafil sistemin, si dhe grupin e obturuar me Resilon/Epiphany.
Që të tri teknikat e obturimit treguan rrjedhje të ngjyrës, por mikrorrjedhje më të vogël u vlerësuan në mostrat e obturuara me Resilon/Epiphany sistemin.
Fjalët kyçe: rrjedhja apikale, terapia endodontike, rezina, zink oksid eugenoli, resiloni.
DOI
https://doi.org/10.59138/dchdjcehbipov
FAQET: 04-09