U mbajtë simpoziumi profesional i organizuar nga OSK
AUTOR(ËT)
Oda e Stomatologëve të Kosovës
ABSTRAKT
Më 20 prill 2024 Oda e Stomatologëve të Kosovës organizoi simpoziumin profesional “Identifikimi dhe menaxhimi i faktorëve të rrezikut në praktikën stomatologjike”, në të cilën morën pjesë mbi 700 pjesëmarrës, stomatolog, teknik dhe infermiere të stomatologjisë si dhe student. Simpoziumi nëpërmjet ligjëruesve të ftuar vendor dhe ndërkombëtar ka ofruar njohuri të reja dhe udhëzime për përdorimin e protokolleve të sigurisë në praktikën stomatologjike, për të siguruar që pacientët të trajtohen me kujdes dhe siguri maksimale. Në këtë simpozium u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit dhe edukimit të vazhdueshëm të stomatologëve për njohjen dhe menaxhimin e emergjencave mjekësore. Trajnimet periodike dhe programet e edukimit të vazhdueshëm janë thelbësore për përmirësimin e aftësive të profesionistëve në këtë fushë
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/1/11
FAQET: 45-45