Revista e Stomatologëve të Kosovës

Duhanpirja dhe shëndeti oral

 

AUTOR(ËT)

Zana Sllamniku Dalipi, Albena Reshitaj, Mirlinda Sopi Krasniqi

 

ABSTRAKT

Teksti universitar me titull: “Duhanpirja dhe shëndeti oral” është shtjelluar në 182 faqe, përmban 51 figura dhe 10 tabela. Kapitujtë përfshin: njohuritë bazike mbi ndërtimin e kavitetit oral, duhanin dhe përbërjen e tij, veprimin e duhanit në organizmin e njeriut, modifikimi i florës bakteriale orale te duhanpirja, ndikimin e duhanpirjes në shërimin e plagës orale, sëmundjet e gingivës, sëmundjet e gjuhës, sëmundjet e gjëndrrave pështymore, sëmundjet parodontale, karies, sëmundjet malinje të kavitetit oral, ndërlidhjen e duhanpirjes dhe implantologjisë, Stomatitis nicotinica, ndikimin e duhapirjes në foetor ex ore, cigaret elektronike, ndërprerjen e pirjes së duhanit si dhe rolin e vetëdijsimit të popullatës përmes profesionistëve shëndetësor me efektet negative të duhanpirjes në kavitetin oral.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/13

 

FAQET: 47-47