In memoriam
–
Prof. Dr. Jashar Dula
AUTOR(ËT)
Oda e Stomatologëve të Kosovës
ABSTRAKT
Prof. Dr. Jashar Dula u lind me 19.09.1938 në Gjakovë, shkollen fillore dhe të mesme e kreu në Prizren me sukses të shkëlqyeshëm. Në shtator të vitit 1961 u regjistrua në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd ndërsa u diplomua në shkurt të vitit 1966 me sukses të dalluar. Pas diplomimit të tij u punësua në Qendrën Mjekësore -Shërbimi i Stomatologjisë në Prizren, ku punoi si stomatolog per 3 vite. Më 15.09.1972 me sukses të dalluar përfundoi specializimin dhe fitoi titullin specialistë i Kirurgjisë Maksilofaciale në Akademine Mjekësore Ushtarake në Beograd. Pas specializimit të përfunduar i ndërtoi hapat e parë dhe për herë të parë në Kosovë themeloi shërbimin hospitalor maksilofacial në Kosovë, ndërsa u punësua në Qendrën Mjekësore në Gjakovë, ne te cilen punoi pa ndërprere për 10 vite si Kirurgu i parë maxillofacial. Si kirurg i parë maksilofacial në Kosovë, me hapjen e drejtimit te Stomatologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, u zgjodh si kuader-asistent, në lëndët Kirurgji Maxillofaciale dhe Kirurgji Orale. Si specialist i Kirurgjise Maksillofaciale punoi dhe veproi deri në pensionimin e tij.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/1/14
FAQET: 48-48