Revista e Stomatologëve të Kosovës

Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit të përhershëm–MIH: prevalenca dhe rëndësia klinike

 

AUTOR(ËT)

Aida Rexhepi, Afërdita Gashi Rizaj, Vesë Hoxhaj

 

ABSTRAKT

Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit si lezion jo karioz është një patologji gjithnjë e më e shpeshtë në praktikën stomatologjike. Si terminologji është përdorur në literaturë për herë të parë në vitin 2001, dhe që nga ajo kohë është temë hulumtimi në mbarë botën sa i përket etiologjisë, prevalencës, karakteristikave klinike. si dhe mënyrës së trajtimit. Studimet raportojnë për etiologji sistemike dhe multifaktoriale, në kohën e formimit të folikulit të dhëmbit. Ende nuk ka të dhëna të sakta për prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe inciszivit për shkak të variacioneve të shumta në popullata të ndryshme. Andaj, duke marrë parasysh simptomatologjinë, si dhe pasojat që rrjedhin nga kjo patologji, nevojitet të bëhet diagnostikimi me kohë.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/3

 

FAQET: 8-12