Revista e Stomatologëve të Kosovës

Aplikimi i diodë laserit 980 nm në ekspozimin e kaninëve të impaktuar në ndihmë të trajtimeve ortodontike

 

AUTOR(ËT)

Merita Bardhoshi, Esat Bardhoshi

 

ABSTRAKT

Aplikimi i laserit është një metodë jo-invazive efektive që mund të përdoret për ekspozimin e kaninëve të impaktuar. Përdorimi i kësaj metode siguron disa përparësi si kohë e shkurtër e manipulimit, reduktim i dhimbjes dhe edemës postoperative, shërim i mirë i plagës me mungesë të cikatrizimit, mundësimi i një fushe operatore pa gjak që lejon ortodontin të realizojë me lehtësi procedurën ortodontike në të njëjtën seancë me ndërhyrjen kirurgjikale. Në këtë punim kemi përshkruar rastin klinik të një pacienteje 13-vjeçare nën terapi ortodontike, tek e cila kemi realizuar ekspozimin me diodë laser 980 nm të dy kaninëve maksillarë të impaktuar. Shërimi i plagës është vlerësuar pas 1, 2 dhe 4 javëve.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/4

 

FAQET: 13-15