Revista e Stomatologëve të Kosovës

Menaxhimi jokirurgjikal i periodontitit apikal kronik me fistulë tek molari i parë maksillar

 

AUTOR(ËT)

Almedin Berisha, Edona Buleshkaj

 

ABSTRAKT

Ky prezantim i rastit synon të paraqes një rast të suksesshëm të trajtimit jo kirurgjikal të molarit të parë maksillar me fistulë me origjinë endodontike dhe lezion të theksuar periapikal. Rrugët e fistulës intraorale me origjinë endodontike shpesh diagnostikohen gabimisht. Në disa raste, vendosja e tyre në një distancë nga burimi odontogjen sjell vështirësi në identifikimin e këtyre infeksioneve. Ekzaminimi klinik i pacientes tregoi praninë e fistulës intraorale në regjionin e sipërm të molarit të parë majtas, por pa dhimbje në perkusion. Imazhet radiografike konfirmuan një lezion të madh në indin periapikal me dimensione 15 mm me 10 mm që ngjasonin me cistë radikulare. Dhëmbi i trajtuar paraprakisht në mënyrë endodontike, tek ne u diagnostikua si periodontit apikal kronik me fistulë, si dhe cistë radikulare suspekte. Qasja jo-kirurgjikale u konsiderua si zgjedhje e parë e trajtimit duke mundësuar ruajtjen funksionale të dhëmbit. Trajtimi jo kirurgjikal u realizua në dy vizita. Pas kontrollit pas 10 muajve, u vërejt përmirësim i dukshëm i rastit. Fjalët kyçe: fistula intraorale, trajtim jo kirugjikal, molari maksillar

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/1/7

 

FAQET: 26-30