Porfiria akute intermitente në praktikën stomatologjike
AUTOR(ËT)
Edmond Shabi
ABSTRAKT
Porfiria është një sëmundje e rrallë gjenetike, e shkaktuar si pasojë e çrregullimit të sintetizimit të molekulave të hemit që luajnë rol në prodhimin e hemoglobinës, e cila është e domosdoshme për transportimin e oksigjenit. Në kuadër të formave akute, më e shpeshta është porfiria akute intermitente. Simptomatologjia më e shpeshtë përfshin, dhimbjet abdominale, nauze, opstipacion, vjellje, diare, takikardi, etj. Në këtë prezantim rasti përshkruhet ecuria e trajtimit kirurgjik të pacientes me porfiri akute intermitente me të gjitha masat përgatitore me qëllim të parandalimit të komplikimeve të sëmundjes së përgjithshme.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/1/9
FAQET: 37-38