Cista traumatike e mandibulës në regjionin e simfizës
AUTOR(ËT)
Oriol Shaqiri, Nijazi Heta, Mirand Heta, Anila Heta
ABSTRAKT
Cista traumatike e mandibulës është hapësirë patologjike e cila zakonisht lokalizohet në trupin ose në simfizën e kockës mandibulare. Ky lezion zakonisht zbulohet rastësisht gjatë kontrollave rutinore radiologjike për arsye të trajtimeve të tjera stomatologjike. Kriteret diagnostike përfshijnë praninë e një lezioni të vetëm që në radiografi duket si zonë radiolucente unilokulare, mungesën e mbështjellësit epitelial dhe mungesën e infeksionit. Meqenëse materiali histopatologjik mund të jetë i paktë ose jo i pranishëm, është e vështirë të arrihet një diagnozë e saktë me analizë histopatologjike, prandaj ndërhyrja kirurgjike është mënyra më e zakonshme për vendosjen e diagnozës definitive. Në rastin e paraqitur në këtë punim, vërehet qartë si në aspektin radiologjik ashtu edhe në atë klinik një cistë traumatike e mandibulës.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk3/2/10
FAQET: 80-82