Revista e Stomatologëve të Kosovës

Infeksionet dentogjene në hapësirën e fossa canina

AUTOR(ËT)

Anda Gashi

 

ABSTRAKT

Fossa canina është hapësirë faciale në regjionin oro-maksillofacial që lokalizohet ndërmjet m. levator labii superioris dhe m. zygomaticus major. Infeksioni i fossa canina më së shpeshti është me prejardhje dentogjene, ku rol të rëndësishëm etiologjik në përcjellje të infeksionit në këtë regjion i atribohet kaninit maksillar. Këtë infeksion e karakterizon tendenca e lartë e krijimit të komplikimeve lokale dhe të përgjithshme, deri në format e rënda që mund ta rrezikojnë jetën e pacientit. Trajtimi i infeksionit të fossa canina konsiston në kryerjen e incizionit në fazat e hershme të infeksionit, arritjen e drenimit adekuat, e kombinuar me administrimin e terapisë antimikrobike dhe antiinflamatore si dhe trajtimin e burimit të infeksionit. Ky punim është vështrim mbi infeksionin e fossa canina. Infeksionet dentogjene mund të jenë kërcënuese për jetën kur nuk trajtohen dhe menaxhohen me kohë dhe si duhet. Suksesi i trajtimit konsiston në zbulimin e hershëm, determinimin e faktorëve etiologjik, dhe menaxhimin adekuat konzervativ dhe kirurgjikal.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/2/13

 

FAQET: 88-91