Revista e Stomatologëve të Kosovës

Njohuritë e stomatologëve mbi efektin e cigareve elektronike dhe rreziku për shëndetin oral

AUTOR(ËT)

Zana Sllamniku Dalipi, Donika Bajrami, Linda Dula, Mirlinda Sopi Krasniqi

 

ABSTRAKT

Stomatologët kanë një rol të rëndësishëm në informimin e pacientëve për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike (e-cigaret) shpesh të perceptuara si një alternativë më e sigurt ndaj duhanit tradicional. E-cigaret paraqesin rrezik të rëndësishëm për shëndetin, duke përfshirë sistemin kardiovaskular, respirator, shëndetin oral dhe sistemet e tjera. Edukimi i pacientëve mbi këto rreziqe nga ana e stomatologëve është më se i rëndësishëm duke ofruar informacione dhe këshilla të orientuara për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit oral dhe të përgjithshëm të pacientëve.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/2/14

 

FAQET: 92-93