Revista e Stomatologëve të Kosovës

Vendimmarrja për punimet protetike: pranimi apo refuzimi nga pacientë

AUTOR(ËT)

Sherif Shaqiri, Edita Etemi, Kaltrina Beqiri

 

ABSTRAKT

Qëllimi i këtij studimi është të vlerësohet procesi i vendimmarrjes për trajtimet protetike: pranimi ose refuzimi i tyre nga pacientët. Ky studim përfshiu 1785 pacientë, të moshës nga 13 deri në 82 vjeç, me një moshë mesatare prej 48.2 vjeç, të cilët u ekzaminuan në periudhën 2019-2023 në klinikën dentare specialistike “Protetika Ag” në Tetovë. Të dhënat e mbledhura nga kartelat e pacientëve u regjistruan në një databazë. Shpërndarja e të dhënave është paraqitur nëpërmjet përqindjeve, ndërsa analiza statistikore u krye me anë të testeve X2, T-test dhe koeficientit të probabilitetit. Nga gjithsej 3060 trajtime protetike të rekomanduara, rezultoi se protezat totale, të lëvizshme nga akrillati ishin opsioni më i rekomanduar, me 24.48% të pacientëve, ndërsa protezat parciale të skeletuara, të retinuara me ateçmenë u rekomanduan në përqindjen më të ulët, 0.95%. Aspekti financiar si faktor kyç ka qenë faktori kryesor që ka ndikuar në pranimin e punimeve protetike, me 46.19% të pacientëve që i kanë pranuar trajtimet për këtë arsye, ndërsa 43.47% i kanë refuzuar për shkak të kostos. Në bazë të rezultateve të këtij studimi, mund të konkludohet se refuzimi i trajtimit protetik është më i lartë për punimet që nuk mbulohen financiarisht nga Fondi Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/2/5

 

FAQET: 60-64