Revista e Stomatologëve të Kosovës

Rehabilitimi me implante dentare te pacientët e trajtuar me bifosfonate

AUTOR(ËT)

Merita Shkodra Brovina, Diellona Perolli Shahini, Manushaqe Selmani Bukleta

 

ABSTRAKT

Bifosfonatet janë medikamente të cilat përdoren në rastetë çrregullimit të harmonisë së procesit të prodhimit dheresorbimit kockor, tek pacientët që vuajnë nga sëmundjetqë çrregullojnë balancën formuese kockore. Mekanizmi iveprimit të bifosfonateve konsiston në rindërtimin kockor dhe rritjen e dendësisë kockore, duke qenë inhibitorëtë fuqishëm i aktiviteteve të osteoklasteve të cilat janëpërgjegjëse për resorbimin kockor. Në raste të veçantapërdorimi afatgjatë i bifosfonateve me rrugë intravenozee shumë më rrallë atyre që ordinohen me rrugë orale, mund tëshkaktojë osteonekrozë të kockave të nofullave. Osteonekroza eavancuar rezulton tutje me frakturë patologjike, posaqërisht tekpacientët me padhëmbësi totale. Të dhënat shkencore të raportuara nuk janë në një linje të qartë të definimit të indikacioneveapo kontraindikacioneve për rehabilitim protetikor me anë tëimplanteve dentare tek pacientët që janë në terapi me bifosfonate si dhe ndikimit të terapisë me bifosfonateve në shkallën embijetesës së implanteve dentare.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk3/2/8

 

FAQET: 73-75