Revista e Stomatologëve të Kosovës

Menaxhimi i pacientit me angina pectoris të qëndrueshme gjatë nxjerrjes së dhëmbit

AUTOR(ËT)

Baton Binaku

 

ABSTRAKT

Pacientët me angina pectoris të qëndrueshme hyjnë në grupin e pacientëve të rrezikut gjatë procedurave stomatologjike për shkak të rritjes së aktivitetit adrenergjik, stresit dhe përdorimit të anestetikëve lokalë me adrenalinë. Stresi gjatë procedurave stomatologjike te këta pacientë, mund të çojë në rritje të frekuencës kardiake dhe të presionit arterial, duke rritur rrezikun për episode eventuale anginoze. Ky përshkrim rasti paraqet menaxhimin e një pacienti mashkull 50 vjeçar me angina pectoris të qëndrueshme, hipertension dhe dislipidemi, tek i cili indikohej nxjerrja e paramolarit të dytë të majtë maksilar. Procedura u krye me anestezion lokal me adrenalinë, duke respektuar protokolet për reduktimin e stresit dhe pa ndërprerë terapinë antitrombocitare. Ky rast demonstron se procedurat stomatologjike nxjerrja e dhëmbit mund të kryhet në mënyrë të sigurt te pacientët me angina pectoris të qëndrueshme kur respektohen protokolet e reduktimit të stresit, monitorimit hemodinamik dhe administrimit të kontrolluar të anestetikut lokal.
Fjalët kyçe: angina pectoris, nxjerrja e dhëmbit, anestezi lokale.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/10

 

FAQET: 105-109