Revista e Stomatologëve të Kosovës

Botim i Librit – Radiologjia stomatologjike

AUTOR(ËT)

Kreshnike Dedushi Hoti, Serbeze Kabashi Mucaj, Jeton Shatri, Donika Bajrami, Pranvera Harshova Hoxhaj, Tringa Kelmendi

 

ABSTRAKT

Radiologjia Stomatologjike është një libër universitar i botuar nga një grup autorësh nga fusha e mjekësisë dhe stomatologjisë. Ky botim shërben si një burim i rëndësishëm në fushën e radiologjisë për studentët, specializantët dhe specialistët e stomatologjisë. Libri përfaqëson një përmbledhje të të dhënave bazike dhe praktike në fushën e radiologjisë stomatologjike, duke kombinuar aspektet teorike me zbatimin klinik. Ai është i strukturuar në dy pjesë kryesore. Pjesa e parë trajton radiologjinë e përgjithshme dhe urgjencat radiologjike, ndërsa pjesa e dytë i kushtohet radiologjisë speciale dhe patologjive që kanë rëndësi të veçantë për praktikën stomatologjike. Nëpërmjet një numri të madh radiografive nga praktika klinike, janë paraqitur shembuj konkretë që e rrisin vlerën didaktike dhe praktike të këtij libri. Këto ilustrime vizuale e bëjnë tekstin më të kuptueshëm dhe lehtësojnë zbatimin e njohurive teorike në praktikën e përditshme stomatologjike, si për stomatologët ashtu edhe për studentët.

DOI

https://doi.org/10.59138/rsk4/2/12

 

FAQET: 127