Efektet e vitaminës C në procesin e shërimit të plagës pas nxjerrjes së dhëmbit
AUTOR(ËT)
Jehona Reçica Ahmedi, Vigan Aliu
ABSTRAKT
Vitamina C (acidi askorbik) luan rol të rëndësishëm në përshpejtimin e shërimit të plagës pas nxjerrjes së dhëmbit, bazuar në rolin e saj në sintezën e kolagjenit dhe mbështetjen e sistemit imunitar. Qëllimi i këtij punimi është të vlerësohet efekti i vitaminës C në procesin e shërimit të plagës pas nxjerrjes së dhëmbit duke analizuar ndikimin e saj në rigjenerimin e indeve, incidencën e alveolitit dhe dhimbjen postoperative. Ky punim është rishikim literature dhe analizë e rezultateve të raportuara nga studime hulumtuese të cilat vlerësojnë efikasitetin e vitaminës C në doza të ndryshme. Përdorimi i vitaminës C në doza mesatare pas nxjerrjes së dhëmbit ndihmon procesin e shërimit të plagës dhe redukton komplikimet postoperative.
Fjalët kyçe: vitamina C, nxjerrja e dhëmbit, shërimi i plagës, alveoliti.
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/2/5
FAQET: 75-79
