Alveoloplastika sekondare para rehabilitimit protetik
AUTOR(ËT)
Besa Maloku, Merita Shkodra Brovina, Edon Shasivari
ABSTRAKT
Alveoloplastika është procedurë kirurgjikale e rëndësishme në përgatitjen e kreshtës alveolare për rehabilitimin protetikor. Pas humbjes së dhëmbëve, resorbimi kockor mund të krijojë ekzostoza kockore dhe parregullsi që ndikojnë negativisht në retensionin dhe stabilitetin e protezave totale. Kirurgjia paraprotetikore në indet e forta dhe të buta ka për qëllim krijimin e shtratit të përshtatshëm anatomik të strukturave orale mbështetëse për proteza totale. Ky studimi tregon rëndësinë e ruajtjes maksimale të indeve gjatë procesit të nxjerrjës së dhëmbëve, alveoplastikës primare dhe domosdoshmërinë e parapregaditjës kirurgjikale për rehabilitim të sukseshëm protetikorë në rastet kur kreshta alveolare ka strukturë me kontura jo të rregullta.
Fjalët kyçe: malokluzioni alveoloplastika, resorbimi kockor, ekzostoza bimaksillare, proteza totale..
DOI
https://doi.org/10.59138/rsk4/2/8
FAQET: 94-99
