Dr.Sc. Ali Gashi
Dr. Ali Gashi ka lindur me 11.10.1960 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë- Dega e Stomatologjisë në Prishtinë në vitin 1988.
Pranohet si asistent në vitin 1992 në lëndën Kirurgjia Orale- Dega e Stomatologjisë, Prishtinë. Specializoi në lëndën e Kirurgjisë Orale në vitin 2000. Studimet posdiplomike të magjistraturës i kreu në Prishtinë, ndërsa ato të doktoratës në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës. Është mësimdhënës në kolegjin “Fama”.
Gjatë këtyre viteve të karierës arsimore, profesionale dhe shkencore ka të publikuara dhe të kumtuara mbi 60 punime, si dhe është autor i monografisë “ Dhëmbët e impaktuar” (2017).
Krahas punës arsimore, profesionale dhe shkencore, Dr.sci. Ali Gashi ka ushtruar edhe detyra udhëheqëse si dhe ka qëndruar në vende të ndryshme për përsosje profesionale:
- Udhëheqës i sektorit stomatologjik në Qendrën Humanitare “Nëna Terezë në Prishtinë (1995-1999);
- Kryetar i Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës për dy mandate;
- Kryetar i Shoqatës së Kirurgëve Oral me Implantologji
- Ushtron detyrën e Shef i Klinikës së Kirurgjisë Orale pranë QKSUK-së.
- Qëndrim një mujor në Gjenevë me interes profesional (2005)
- Vizitë profesionale tre javore në Arizonë SHBA
Jeton në Prishtinë. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.