EXPODENTAL MEETING 2026 (RIMINI, ITALI)

Të nderuar kolegë dhe teknikë dentarë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se një nga eventet më të mëdha evropiane në fushën e stomatologjisë – Expodental Meeting 2026 – do të mbahet nga 15 deri më 17 maj 2026 në qytetin bregdetar të Rimini-t, Itali.
Ky event përfshin një program të pasur për stomatologët, teknikët dentarë, higjienistët dhe profesionistët e industrisë dentare.
Vendi: Fiera di Rimini, Via Emilia 155, Rimini, Itali
Për më shumë informata dhe për regjistrim: https://www.expodental.it