Ftesë për dorëshkrime

Revista e Stomatologëve të Kosovës (RSK) fton të interesuarit për dorëzimin e dorëshkrimeve për numrin e ardhshëm: Vëllimi 5, Numri 1, (qershor) 2026.

Revista mirëpret të gjitha dorëshkrimet mbi temat që përfshihen në fushëveprimin e revistës.

Afati i fundit për dorëzimin të dorëshkrimit:

  • 8 maj 2026.

Dorëshkrimet duhet të jenë të shkruar në gjuhën shqipe dhe me abstrakt në anglisht.
Për t’u pranuar, dorëshkrimet duhet të jenë në përputhje me standardet e dorëshkrimeve të revistës dhe udhëzimet për autorë (https://osk-ks.org/revista/#1561128509786-d776f614-a200).

Artikujt duhet të dorëzohen në e-mailin e revistës: revista@osk-ks.org
Të gjithë dorëshkrimet i nënshtrohen vlerësimit nëpërmjet ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse (peer review).
Korniza kohore:

  • 08 maj 2026: Afati i fundit për dorëzim të dorëshkrimit
  • 15 maj 2026: Rishikimet dhe vendimet e redaksisë u komunikohet autorëve.
  • 29 maj 2026: Rishikimet e ekspertëve të përzgjedhur të fushave përkatëse.
  • Maj-Qershor 2026: Vendimet përfundimtare të redaksisë, redaktimi përfundimtar dhe korrigjimi
  • Qershor 2026: Publikimi

 

Me respekt,
Redaksia e RSK-së