INTELIGJENCA ARTIFICIALE (IA) DHE STOMATOLOGJIA

Në mbledhjen plenare të Këshillit Evropian të Stomatologëve (CED) të mbajtur në Bruksel më 17 nëntor 2023 u pranua unanimisht dokumenti Intelegjenca Artificiale dhe Stomatologjia.

Me këtë dokument, Këshilli Evropian i Stomatologëve dëshiron të nxjerrë në pah shqetësimet dhe rekomandimet e saja kryesore në lidhje me qëndrimin në stomatologji “bëje vetë”/”drejtpërdrejt te konsumatori” (DIY/DTC), e veçanërisht DIY/DTC në ortodonci, dhe pasojat që mund të ketë Inteligjenca Artificiale në këtë fushë në të ardhmen e afërt.

Dokumenti u krijua për shkak se ka rritje të marketingut DIY/DTC, në ortodonci i cili potencialisht i vë pacientët në rrezik pasi procedura nuk përfshin një diagnozë gjithëpërfshirëse ortodontike dhe progresi i trajtimit nuk monitorohet në mënyrë adekuate nga një stomatolog i kualifikuar dhe/ose specialist I ortodoncisë.

Kjo po bëhet një çështje shqetësuese për vende të ndryshme, dhe gjithashtu ndërvepron me zhvillimin e vazhdueshëm të legjislacionit të BE-së, shëndetin elektronik dhe intelegjencës artificiale.

Profesioni jonë dëshiron të nënvizojë se është e nevojshme të inkurajohen veprime të mëtejshme, për të parandaluar problemet e ardhshme që rrezikojnë shëndetin e pacientëve dhe përgjegjësinë e stomatologut.

Për më tepër, ka shumë dallime dhe mospërputhje në mënyrën se si trajtohet kjo çështje në nivel të shteteve anëtarë të Këshillit Evropian të Stomatologëve.

Ndërsa zgjidhja e këtij problemi duhet të përshtatet me rrethanat e çdo vendi individualisht, dhe është thelbësore që një stomatolog dhe/ose një specialist i ortodoncisë duhet të përfshihet gjithmonë në proces.

Për më tepër kliko: https://www.cedentists.eu/wp-content/uploads/2023/11/CED-DOC-2023-023-E-FIN.pdf