KONFERENCA E 7-TË NDËRKOMBËTARE E STOMATOLOGJISË

Njoftojmë komunitetin e stomatologëve se me datë 17–18 Prill 2026, Oda e Stomatologëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Antropologjike Stomatologjike e Kosovës organizon Konferencën e 7-të ndërkombëtare të stomatologjisë me ligjërues të ftuar nga Turqia, Italia, Brazili, Portugalia dhe Kroacia.

Kjo konferencë synon shkëmbimin e përvojave profesionale, prezantimin e zhvillimeve më të fundit në fushën e stomatologjisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Vlerësimi në pikë kredituese për pjesëmarrje aktive është 20 pikë, ndërsa për pjesëmarrje pasive është 15 pikë.

OSK do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi lidhur me hapat e mëtejshëm të organizimit, agjendën dhe mënyrën e regjistrimit.

Me respekt,
Kryetari i OSK-së
Prof. Dr. Blerim Kamberi