Ligjeratë profesionale në QKMF Mitrovicë
Me datë 19.05.2022, në QKMF Mitrovicë u mbajt ligjerata profesionale me temë:
“Faktorët etiologjik të sëmundjeve parodontale, ecuria dhe terapia”
nga Dr.Genc Gashi specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale.
Në këtë ligjeratë u paraqiten konceptet themelore të shkaktarëve të sëmundjeve parodontale me ç’rast të pranishmit u njoftuan për ecurinë e sëmundjes, diagnostifikimin dhe trajtimin e kësaj patologjie në fazat e mëhershme të saj.
