Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës së Stomatologëve të Kosovës dhe Shoqatës Antropologjike Stomatologjike të Kosovës
Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK) dhe Shoqata Antropologjike Stomatologjike e Kosovës (SHASK) , sot, me date 18 gusht 2025 nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me synim zhvillimin profesional, shkencor dhe organizativ në fushën e antropologjisë stomatologjike.
Me këtë rast, kryetari i OSK-së përgëzoi kryetarin e shoqatës Prof. Dr. Ferit Koçani për themelimin e saj, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në realizimin e misionit profesional të shoqatës.
Kjo marrëveshje do të kontribuojë ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe praktikave profesionale në antropologjinë stomatologjike në Kosovë.