Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK, me datë 06.05.2025 (e marte) duke filluar nga ora 13:00, në QKMF Prishtinë do të mbahet ligjërata me temë: “Estetika e protezave totale” nga Prof. Dr. Gloria Staka – Specialiste e Protetikës Stomatologjike.

Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.