Njoftim

Të nderuar anëtarë,

Siç ju kemi njoftuar paraprakisht, bazuar në Qarkoren Informative Nr. 09/2025 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, të gjitha institucionet shëndetësore private që ofrojnë shërbime stomatologjike janë të obliguara të raportojnë rastet e:

  • Sëmundjeve Kronike Jo-Ngjitëse
  • Sëmundjeve Malinje

 

Gjeni të bashkangjitur formularët dhe databazat për plotësimin e të dhënave për sëmundje kronike jo-ngjitëse dhe sëmundje malinje.

 

Për çdo paqartësi në plotësimin e të dhënave mund të drejtoheni në Departamentin e Statistikave shëndetësore në IKSHPK.