Njoftim

Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, sot zhvilloi një takim me Dr. Granit Ramabaja, anëtar i rregullt i OSK-së, i cili që nga viti 2017 është i angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional në Karolinska Institutet, në Stokholm, Suedi, me fokus të veçantë në kirurgjinë orale dhe implantologji.

Gjatë takimit, Kryetari e përgëzoi Dr. Granitin për suksesin dhe angazhimin e tij profesional në këtë institucion prestigjioz, duke vlerësuar kontributin e tij në avancimin e njohurive shkencore dhe klinike në fushën e stomatologjisë.

Njëkohësisht, Kryetari i ofroi bashkëpunim profesional përmes publikimit të rasteve klinike në revistën e Odës së Stomatologëve të Kosovës, si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e komunitetit profesional stomatologjik në vend.