Njoftim
Duke marrë parasysh ankesat e vazhdueshme të komunitet tonë lidhur me UA nr.02/2023 për kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private, e sidomos në fazën e rilicencimit të ordinancave private stomatologjike, siç jeni të informuar më herët, me datë 23.05.2024 nëpërmjet webfaqes zyrtare dhe facebook-ut zyrtar të Odës, Kryetari i OSK-së kishte ripërsëritur kërkesën e komunitetit tone për plotësim/ndryshimin e UA nr.02/2023 për kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private dhe me këtë rast ka dorëzuar opinionin e OSK-së mbi dispozitat taksative të cilat duhet të ndryshohen në këtë Udhëzim Administrativ.
Që nga ajo kohë OSK nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me opinionin e OSK-së.
Sidoqoftë për shkak të transparencës ndaj komunitet tonë, në linkun e mëposhtëm gjeni opinionin e OSK-së.