Numri i ri i Revistës së Stomatologëve të Kosovës
Të nderuar anëtarë,
Ky botim i ri është fryt i një pune të palodhur dhe i një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet redaksisë, bashkëpunëtorëve dhe autorëve tanë të çmuar, të cilët kanë kontribuar me artikuj shkencorë, studime klinike dhe materiale informuese. Shpresojmë që përmbajtja e këtij numri të jetë një burim i vlefshëm dijesh për ju dhe t’ju ndihmojë në përmirësimin e praktikës suaj të përditshme klinike.
Të gjithë anëtarët pëmes SMS-it do të pranojnë linkun për marrjen e formës elektronike të RSK-së.
Ju dëshiroj lexim të këndshëm.
Prof.Dr. Blerim Kamberi
Kryetar i OSK-së