Oda e Stomatologëve të Kosovës dhe Maqedonisë thellojnë bashkëpunimin e tyre

Sot, më 19 qershor 2025, në ambientet e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Kryetari i OSK-së, Prof. Dr. Blerim Kamberi, priti në një takim pune Kryetarin e Odës së Stomatologëve të Maqedonisë, Dr. Marjan Denkovski. Takimi, i mbajtur në një atmosferë të ngrohtë e konstruktive, u fokusua në përditësimet ligjore, profesionale dhe organizative të secilës odë. Palët konfirmuan mbështetjen e ndërsjellë për përfaqësim në mekanizmat ndërkombëtarë dhe theksuan rëndësinë e harmonizimit të qëndrimeve dhe pjesëmarrjes së përbashkët në forumet rajonale dhe ndërkombëtare.

Të dy kryetarët çmuan bashkëpunimin e shkëlqyer shumëvjeçar midis odave dhe riafirmuan angazhimin për ta zgjeruar, duke u dakorduar të hartojnë një memorandum të ri që përcakton objektivat e përbashkëta për periudhën 2025-2027.

OSK vijon të angazhohet për forcimin e partneriteteve rajonale, duke synuar ngritjen e standardeve profesionale dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit tonë.