Prof.Dr. Blerim Kamberi rizgjedhet Kryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës

Sot, me datë 07 prill 2023 Kuvendi i Odës së Stomatologëve të Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve për Kuvendin e saj ka mbajtur seancën konstituive të legjislaturës së III-të. Në këtë seancë Prof.Dr.Blerim Kamberi u rizgjedh Kryetar i OSK-së për mandatin 4 vjeçar, 2023 – 2027. Kryetari i sapo zgjedhur përzemërsisht u falenderua për besimin e treguar, dhe theksoi se detyra e të parit të OSK-së është pozita më e nderuar për të dhe është shumë i lumtur dhe krenar që përsëri do ta udhëheq komunitetin e stomatologëve, që sot numëron mbi 2200 anëtarë.

Kryetari i ftoi anëtarët e Kuvendit në bashkëpunimin e përbashkët me qëllim të realizimit të objektivave të paraqitura të programit mandatues 2023-2027.