Takim ndërinstitucional mes Kryetarit të OSK-së dhe Presidentit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë
Sot, në datën 15 tetor 2025 u zhvillua një takim zyrtar midis Kryetarit të OSK, Prof.Dr Blerim Kamberi me bashkëpuntorë, dhe Presidentit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, Dr. Almiro Gurakuqi me bashkëpuntorë.
Takimi u zhvillua në frymën e Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve në vitin 2022, e cila parashikon thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional në fushën e stomatologjisë.
Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të zbatimit praktik të marrëveshjes, me synimin për të forcuar lidhjet ndërinstitucionale, për të rritur cilësinë e shërbimit stomatologjik dhe për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit në të dy vendet.
Të dy kryetarët u pajtuan për të vijuar me një plan veprimi të përbashkët, që do të konkretizojë fushat prioritare të bashkëpunimit për periudhën në vijim.

