Takimi me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës Brainstorm – Tiranë

Sot, në ambientet e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Kryetari Prof. Dr. Blerim Kamberi zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës Brainstorm, Dr. Gentjan Asllanaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, kryetari Kamberi e uroi dhe e vlerësoi lart drejtuesin e Shoqatës Brainstorm për organizimin e suksesshëm të Kongresit të 8-të Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, i cili u mbajt në bashkëpunim me institucione të shumta akademike dhe profesionale. Kongresi u konsiderua një platformë e rëndësishme për komunitetin shkencor dhe mjekësor, duke bashkuar ekspertë nga vendi, rajoni dhe bota.

Kryetari Kamberi rikujtoi se Oda e Stomatologëve të Kosovës mbështet me përkushtim nismat që avancojnë shkencën, edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional të profesionistëve shëndetësorë.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Brainstorm falënderoi për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm të vazhdojë dhe të zgjerohet më tej, me synim forcimin e dijes profesionale dhe shkencore në shërbim të komunitetit mjekësor.