U mbajt mbledhja e Kuvendit të OSK-së
Sot, më datë 9 dhjetor 2025, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan disa dokumente të rëndësishme strategjike dhe normative për funksionimin e organeve të OSK-së.
Në mbledhje u prezantuan dhe u miratuan:
- Raporti gjashtëmujor i punës së organeve të OSK-së (janar–qershor 2025);
- Raporti financiar për periudhën janar–qershor 2025;
- Projektbuxheti për vitin 2026;
- Plani i punës për vitin 2026.
Po ashtu, Kuvendi shqyrtoi edhe plotësim/ndryshimin e akteve normative, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të organeve dhe komisioneve të përhershme të OSK-së.
Kuvendi miratoi Statutin e përditësuar të OSK-së, i cili më herët ka qenë në diskutim publik, duke u ofruar stomatologëve mundësinë të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.
Drafti i ri i Statutit është:
- i harmonizuar me Ligjin për Profesionistët Shëndetësorë,
- i avancuar në aspektin e mbrojtjes së interesave të komunitetit të stomatologëve,
- një hap thelbësor, jo vetëm formal, por edhe funksional për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të OSK-së.
Plotësim-ndryshimi i miratuar i Statutit do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë, në përputhje me procedurat ligjore për miratimin final.
