U mbajt takimi i Kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

Sot, më datë 02 dhjetor 2025, në ambientet e Odës së Mjekëve të Kosovës u mbajt takimi i Kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Në këtë takim u diskutuan dy çështje kryesore: Ndërtimi i objektit të përbashkët të OPSH-ve, ku u prezantuan detajet lidhur me projektin, hapat e realizimit dhe dinamika e vendosjes së gurthemelit, i cili pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Çështja e dytë që u diskutua ishte funksionalizimi i platformës digjitale, ku u trajtuan sfidat aktuale të platformës, si dhe mundësitë për zhvillim të mëtejmë dhe avancim të proceseve të digjitalizimit të shërbimeve për profesionistët shëndetësorë.

Odat e Profesionistëve Shëndetësor mbeten të përkushtuara në transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional dhe ofrimin e shërbimeve për anëtarët e saj.